fbpx

New York, protestë kundër vendimit të Trumpit për “emergjencën kombëtare”

Në New York është protestuar kundër vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për shpalljen e “situatës së emergjencës kombëtare”, duke treguar si arsyetim “ngjarjet e dhunshme” në kufirin e vendit me Meksikën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qindra persona të mbledhur në sheshin Union Square në New York kanë protestuar kundër vendimit të Trumpit për shpalljen e “emergjencës kombëtare” dhe kanë reaguar ndaj politikës së tij për emigrantët duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Ndodhemi pranë refugjatëve dhe emigrantëve”, “Emergjenca kombëtare del nga Shtëpia e Bardhë” dhe “Refuzojmë krizën e rremë të Trumpit”.

Gjatë protestës e cila ka vazhduar nën shoqërimin e këngëve dhe muzikës janë bërë edhe thirrje për shkarkimin e Trumpit nga detyra.

Ndërsa një grua e mbuluar me shami në një fjalim në protestë drejtuar të pranishmëve ka thënë: “Lufta jonë është lufta juaj. Ne qëndrojmë të fortë. Amerika është një tokë që ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Ne kundërshtojmë të gjitha llojet e urrejtjes kundër islamofobisë dhe shoqërive të tjera në këtë vend”.

Policia e New Yorkut mori masa të gjera sigurie përreth dhe në zonën ku u zhvillua protesta.

Ndërkohë që është vërejtur se për një kohë të shkurtër ka patur një debat mes forcave të policisë dhe një mbështetësi të Trumpit, ku policia ka larguar nga zona personin në fjalë.

– Trump këmbëngulës në ndërtimin e murit

Mes datave 22 dhjetor 2018- 25 janar 2019 qeveria federale amerikane qëndroi e mbyllur për shkak se Trump kërkoi ndërtimin e një muri në kufirin SHBA-Meksikë për të cilin nevojitet një buxhet prej 5,7 miliardë dollarë, por demokratët në Kongres nuk lejuan.

Më pas ligji për shpenzimet 3-javore hyri në fuqi pasiqë u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat dhe pasi u nënshkrua edhe nga Trump duke i dhënë fund mbylljes me periudhën më të gjatë në historinë e qeverisë federale amerikane.

Pasi demokratët deklaruan se nuk do të nxjerrin buxhetin e nevojshëm për financimin e murit, Trump duke shpallur “emergjencë kombëtare” njoftoi se do të ndërtojë murin me dekret presidencial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button