Thaçi dhe Mijallkovi në gjykatë, do t’i thonë fjalët përfundimtare

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot është caktuar seancë e re për rastin e parregullsive zgjedhore lokale të vitit 2013-të, të njohur në opinionin si “Titanik 2”, në të cilën do të jepen fjalët përfundimtare, njofton Portalb.mk.

Në lëndën e Prokurorisë Speciale (PSP) “Titanik 2” akuzohen linderi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK 2” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button