Rama: As dorëheqje, as zgjedhje, opozita në krizë

Asgjë nuk po ndodh. Nëse ka ndonjë gjë, është një krizë e thellë e opozitës që nuk është në gjendje të sfidojë qeverinë politikisht. Kjo pakicë është më e dobët se në zgjedhjet e vitit 2017: nëse do të votonim nesër, do të merrnin më pak vota”, deklaron kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italiane, “Corriere Della Sera”.

Rama thekson se Kuvendi i ka shumicën e garantuar, dhe se përfaqësuesit e mazhorancës janë të zgjedhur nga vota popullore.

Rama shprehet se kontratën e ka me shqiptarët që e kanë votuar, duke shtuar se do ta respektojë atë deri në fund.

I pyetur për kërkesën e opozitës për largimin nga qeveria, Kreu i Ekzekutivit shprehet se “as nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar, që na ka dhënë votën për të qeverisur”.

Rama deklaron për Corriere Della Sera se “më lejo t’ju them që jemi të impenjuar në maksimum në reformë e drejtësisë: asnjëherë si tani nuk kemi luftuar kaq shumë korrupsionin dhe po punojmë për ta bërë administratën publike të paprekshme ndaj ryshfetit”.

”Qartësisht që është një luftë e gjatë: rezultatet nuk mund të vijnë kaq shpejt”, shprehet ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button