Aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë, një person ka humbur jetën dhe një është lënduar

Një banor 50-vjeçar nga fshati Dobrosht ka vdekur, ndërsa një femër me lëndime të rënda trupore është transferuar në Klinikën e Shkupit pas aksidentit të rëndë që ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në afërsi të udhëkryqit në hyrje të fshatit Dobrosht, informojnë nga SPB-Tetovë.

Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ka ndodhur mes një makine të tipit “golf” dhe një traktori, transmeton Alsat M.

Përveç viktimës dhe të lënduarve, është dëmtuar edhe një tjetër makinë e parkuar paranë vendit të aksidentit.

Policia dhe prokurori Publik po kryejnë hetimet ndërsa komunikacioni po zhvillohet përmes rrugës së fshatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button