Mogherini: Pa u hequr taksa dialogu nuk mund të vazhdojë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Federika Mogherini ka deklaruar këtë të hënë se është e pamundur të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Në deklaratën e saj Mogherini ka theksuar se derisa taksa të mos hiqet, nuk ka kushte për një vazhdim të suksesshëm të dialogut. Gjithashtu ajo ka bërë me dije se është gati të organizojë vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë në nivelin më të lartë nëse largohen kushtëzimet, transmeton Vizion Plus.

Ndërsa Serbia thotë se nuk mund të vazhdojnë pa u hequr ky ‘ndëshkim’ i qeverisë së Kosovës, nga ana tjetër kryeministri Ramush Haradinaj e përsërit vazhdimisht se nuk do të tërhiqet nga ky vendim derisa të ketë njohje reciproke në mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button