Turqi, janë ndaluar rreth 50 migrantë të padeklaruar

Rreth 50 migrantë të padeklaruar janë ndaluar gjatë operacioneve të organizuara në Turqi, theksuan pjesëtarët e forcave të sigurisë të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia ka arrestuar 11 migrantë të padeklaruar të cilët u ndaluan në provincën veriperëndimore Edirne. Një burim anonim tha se migrantët nga Pakistani synonin që në mënyrë ilegale të kalonin në Evropë.

Në skajin tjetër të vendit, më saktë në provincën lindore Van, janë ndaluar 38 migrantë me origjinë nga Afganistani dhe Pakistani.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë konfiskuar edhe 11 kilogram kanabis.

Të gjithë migrantët janë dërguar në departamentin rajonal për migracion.

Turqia është rruga kryesore për migrantët që tentojnë përmes saj të kalojnë në Evropë. Migracioni u intensifikua pas fillimit të luftës në Siri.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Turqisë njoftoi se në vitin 2018, janë ndaluar rreth 265.000 migrantë të padeklaruar, shumica me origjinë nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe Iraku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button