Bjellorusia është zotuar për partneritet me BE-në

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, tha se vendi i tij gjithmonë do të jetë “partner i Bashkimit Evropian”, transmeton REL. 

Pas takimit me Komisionerin Evropian për Buxhet dhe Burime Njerëzore Gunther Oettinger, presidenti Lukashenko tha se problemet mes BE dhe Bjellorusisë kanë ekzistuar gjithmonë, “por ato nuk kanë karakter kronik dhe mund të zgjidhen”.

Takimi i Lukashenkos me Oettinger u mbajt vetëm pak ditë pasi ai vizitoi Rusinë, ku bisedoi me presidentin rus, Vladimir Putin, mbi bashkëpunimin e mëtejshëm të të dy vendeve.

BE-ja ka lehtësuar sanksionet kundër Bjellorusisë në vitin 2016, pas lirimit të disa të burgosurve politikë, por kritikoi qeverinë e Lukashenkos për përdorimin e forces ndaj protestuesve një protestë kundër papunësisë. Lukashenko është pushtet që nga viti 1994.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button