SHBA ka shtuar dy universitete iraniane në listën e sanksioneve

Ministri iranian i Shkencës, Mansour Gholami, ka bërë të ditur se SHBA-të kanë shtuar dy universitete iraniane në listën e sanksioneve ndaj Republikës Islamike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA, ministri Gholami tha se, “Për shkak të hulumtimeve të tyre bërthamore, Universiteti Shahid Beheshti dhe Universiteti i Teknologjisë Sharif u përfshinë në listën e sanksioneve”.

Gholami theksoi se hulumtimet e universiteteve iraniane në fushën e fizikës bërthamore dhe artikujt e tyre u keqinterpretuan.

Megjithatë, ai tha se përpjekjet e tij do të vazhdojnë të ndryshojnë këtë “perceptim të rremë”.

Në gusht të vitit 2018, SHBA-të ri-imponuan raundin e parë të sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me sektorin bankar të vendit.

Në nëntor të vitit të njëjtë, Washingtoni imponoi raund të dytë të sanksioneve, duke synuar sektorin e energjisë në Iran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button