Zhvillimi i rajonit planor të Pollogut, janë ndarë 111 mijë franga zvicerane

Ministria për Vetëqeverisje Lokale, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, sot organizuan forum konsultativ për përcaktimin e prioriteteve zhvillimore në rajonin planor të Pollogut, trasnmeton Portalb.mk.

Në zbatimin e politikës së zhvillimit të barabartë rajonal në të cilën janë përfshirë një numër i konsiderueshëm i subjekteve nga niveli qendror dhe lokal, pothuajse të gjitha ministritë dhe komunat, nevojitet koordinimit i duhur  ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale dhe konsultim me qytetarët dhe sektorin e biznesit, tha ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.

– Në fund të këtij procesi konsultativ, do të financohet projekt që do propozohet nga vetë qytetarët. Projekti prioritar në rajonin planor të Pollogut do të financohet në shumë prej 111 mijë franga zvicerane. Qytetarët duhet të marrin pjesë, të tregojnë marrëdhënie aktive në proceset vendimmarrëse dhe të kontrollojnë pushtetin. Vlen gjithmonë të jesh qytetar aktiv dhe i angazhuar, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të bëhen ndryshime thelbësore, tha ministri Fazliu.

Ministri i vetëqeverisjes lokale theksoi se zhvillimi i barabartë është e domosdoshëm në zbatimin e politikave zhvillimore të vendit, sepse ka dallime të mëdha zhvillimore të rajoneve, aq më tepër edhe brenda një komune, në mes vendbanimeve urbane dhe rurale.

Suhejl Fazliu

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për këtë vit ka ndarë 7 milionë euro mjete buxhetore për zhvillimin e barabartë rajonal, që është 100% më shumë në krahasim me vitin 2017.

Forume konsultative janë organizuar në të tetë rajonet planore. Në çdo rajon planorë, do të mbështetet financiarisht nga një projekt, i cili do të zgjidhet nga qytetarët gjatë procesit konsultativ, për të cilën janë siguruar gjithsej 850 mijë franga zvicerane. Projekti prioritar në rajonin më të zhvilluar të Shkupit do të financohet me 60 mijë ndërsa në rajonin më pak të zhvilluar, rajonin planorë verilindorë, me 145 mijë franga zvicerane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button