Pas aksidentit, autobusët e “Durmo Tursit” u janë nënshtruar kontrolleve teknike të jashtëzakonshme

Sipas informacioneve të “Makfaxit”, 40-të autobusët e “Durmo Tursit” gjatë këtyre ditëve u janë nënshtruar kontrolleve teknike të jashtëzakonshme, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) refuzuan të japin sqarim se pse janë duke u realizuar kontrollet, për arsye siç thonë, sepse është duke u zhvilluar hetim nga Prokuroria Themelore Publike.

MPB-ja deklaroi se kontrolle teknike të rregullta janë duke u realizuar në të gjitha stacionet e kontrollit teknik.

Ky kontroll teknik vjen pasi që më 13 shkurt të vitit 2019-të, në autostradën Shkup – Tetovë, në fshatin Llaskarcë, është rrokullisur një autobus i ndërmarrjes “Durmo Turs”. Nga aksidenti ndërruan jetë 15 persona, ndërkaq u lënduan 39-të tjerë.

Në lidhje me rastin, paraprakisht nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) njoftuan se duke vepruar në bazë të informimit të parë të MPB-së, të dorëzuar të premten, të njëjtën ditë ka përgatitur urdhër për sigurim të dëshmive të shkruara të tjera nga personi juridik “Durmo Turs” – pronar i autobusit, si dhe nga Ministra e Transportit dhe Lidhjeve.

Ndërkaq deri te Fakulteti i Makinerisë në Shkup, është dorëzuar urdhër për ekspertizë për kontrollin teknik të autobusit në momentin e fatkeqësisë.

Siç njoftuan nga PTHP-ja, gjatë javës pritet të dëshmojë edhe vozitësi i autobusit të aksidentuar.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button