Biznesi në epokën digjitale, BPM-ja ishte pjesë e Konferencës së Bankës Qendrore të Belgjikës

Më 15 dhe 16 shkurt të vitit 2019-të, guvernatorja e Bankës Popullore e Maqedonisë (BPM), Anita Angelovska-Bezhoska mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë “Sfidat e politikave dhe formave të reja të biznesit në epokën digjitale” të organizuar nga Banka Qendrore e Belgjikës, që u mbajt në Brizh, në rajonin Flandria, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të konferencës u mbajtën tre seanca tematike, njëra prej të cilave ju dedikua sfidave të politikës monetare në mjedisin e ri digjital. Me këtë seancë kryesoi Guvernatorja Angelovska-Bezhoska.

“Prezantimet individuale dhe diskutimit në këtë seancë u përqendruan në efektet e mundshme të digjitalizimit në rritje mbi stabilitetin e çmimeve, zbatimin e politikës monetare dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Ndër të tjera, u theksua se trendet më të reja FinTech, që nënkuptojnë ofertë më të madhe dhe më të kapshme të shërbimeve financiare për popullatën dhe rrjedhimisht përfshirje më të lartë financiare, për momentin nuk kanë ndikim të rëndësishëm mbi aktivitetet e bankingut qendror. Në seancë u theksua se duke pasur parasysh shpejtësinë dhe natyrën e ndryshimeve në sferën digjitale, në kontekst ndërkombëtar, mbetet nevoja për monitorim dhe vlerësim të mëtejshëm të efekteve të mundshme dhe përshtatje adekuate të politikave”, thuhet në njoftimin e BPM-së.

Përndryshe, guvernatorja Angelovska-Bezhoska ishte përfaqësuesi i vetëm i lartë i bankës qendrore të një vendi që akoma nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.

Në konferencë morën pjesë guvernatorë dhe zëvëndësguvernatorë të bankave qendrore, përfshi këtu edhe Viceguvernatori, Emilija Nacevska, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe profesorë të qendrave të njohura kërkimore dhe universitare nga Evropa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button