Analizë: Kulmi historik në Maqedoni – kursimet tejkaluan vlerën 6 miliardë euro, ndërsa borxhi 5 miliardë euro!

Kërkesa për kredi nga firmat, sipas bankierëve, do të rritet në fillim të këtij viti ekonomik. Përkundër parashikimeve të këtilla për rritje më të theksuar të kërkesave për kredi, Banka Popullore në skenimin e fundit monetar regjistroi kreditim më të ngadalshëm – përqindje më të ulëta se sa ato të parashikuarat. Në fund të vitit 2018, ekspozimi i përgjithshëm kreditor i bankave arriti në 5.2 miliardë euro, ndërsa vetëm borxhi i qytetarëve për shkak të kredive tejkalonte vlerën 2.5 miliardë euro. Kompanitë aplikojnë për kredi për investime, por gjithashtu dominojnë edhe kërkesat për riprogramim të kredive ekzistuese, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Viti 2019 me një ritëm më të ngadaltë të kreditimit…

Sipas matjeve të Bankës Popullore, fillimi i vitit 2019 ishte në shenjë të rënies së moderuar edhe të kursimit edhe të kreditimit. BPM-ja shpjegon se bëhet fjalë për një trend normal, por në nivel vjetor baza e depozitave dhe aktiviteti kreditor rriten.

“Të dhënat fillestare monetare për janarin e vitit 2019 tregojnë rënie mujore edhe të depozitave edhe të kredive, që paraqet lëvizje të zakonshme për këtë muaj të tremujorit dhe tani për tani nuk tregon se ka ndonjë devijim të konsiderueshëm të lëvizjeve të këtyre agregateve nga parashikimet. Në bazë vjetore, rritja e depozitave në janar e tejkalon rritjen e parashikuar vjetore për fundin e tremujorit të parë të vitit, ndërkohë që rritja vjetore e kreditimit aktualisht është pak më e ulët se sa ajo që është parashikuar” – thonë nga Banka Popullore.

“Portalb”-i përmes të dhënave të publikuara zyrtare bën një përmbledhje të vitit bankar 2018. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ekspozimi i përgjithshëm kreditor ka qenë në nivelin prej 5.2 miliardë eurosh, që është për 355 milionë euro më shumë se sa në dhjetor të vitit 2017.

Ekspozimi kreditor:

Viti 2017       4.82 miliardë euro

Viti 2018       5.24 miliardë euro

Nga ekspozimi i përgjithshëm kreditor, 3.12 miliardë euro janë kredi në denarë, ndërsa 2.11 miliardë euro janë kredi në valutë të huaj. Një rritje prej 7.3% vitin e kaluar ka edhe te kreditimi i ekonomive familjare dhe i sektorit të korporatave.

“Për tre muajt e ardhshëm, bankat presin një rritje më të theksuar të kërkesës së përgjithshme” – kanë thënë bankierët për anketën e fundit për aktivitetin kreditor të BPM-së.

Te kompanitë mbizotërojnë kreditë për investime në mjete themelore, investime në inventarë dhe kapital punues, por edhe për ristrukturimin e borxheve dhe këto lloje të kredive kryesisht kontribuojnë në rritjen e kërkesave për kredi. Sipas të dhënave, borxhet për shkak të kredive të sektorit të korporatave arrijnë në 2.5 miliardë euro dhe krahasuar me dhjetorin e vitit 2017, ato janë rritur për 235 milionë euro.

Ekspozimi kreditor i sektorit të korporatave:

Viti 2017       2.53 miliardë euro

Viti 2018       2.30 miliardë euro

Te popullata, pjesa më e madhe e borxhit për shkak të kredive është si rezultat i kredive konsumatore dhe atyre banesore, si dhe për kartelat kreditore. Kamatat për kreditë banesore dhe ato konsumatore janë në drejtim të lehtësimit, por me një ritëm më të ngadaltë në krahasim me pritjet e shprehura nga bankierët në fund të vitit 2018.

“Shumica e bankave vazhdojnë të thonë se përqnidja e kamatës mbetet e pandryshuar si për kreditë banesore ashtu dhe për ato konsumatore. Lehtësim neto vërehet te provizionet e kredive banesore, për dallim nga ashpërsimi i vogël neto në anketën paraprake. Sa i përket kredive konsumatore, te të ardhurat që nuk janë nga kamata përsëri vërehet një lehtësim neto në këto kushte për miratimin e kredive. Te kushtet e tjera për kreditim nuk vërehen ndryshime të rëndësishme në krahasim me anketën paraprake” – informon Banka Popullore, transmeton Portalb.mk.

Në fund të muajit dhjetor, kreditë për amvisëritë në bazë mujore janë rritur për 0.3%, ndërsa në bazë vjetore për 10.3%.

Ekspozimi kreditor i amvisërive:

Viti 2017       2.43 miliardë euro

Viti 2018       2.29 miliardë euro

“Pritjet për tremujorin e parë të vitit 2019 në segmentin e kredive për popullsinë janë në drejtim të lehtësimit të mëtejshëm të kushteve për kredi dhe rritjes së kërkesave për kredi” – vlerësojnë bankierët.

Kursimet e qytetarëve “peshojnë” 4.1 miliardë euro…

Në baza mujore dhe vjetore, të dhënat tregojnë rritje edhe të kursimeve, kryesisht si rezultat i rritjes së depozitave të popullatës, të cilat marrin pjesë me 88.5% në rritjen e përgjithshme të realizuar të bazës së depozitave.

Në fund të vitit 2018, vlera e depozitave të përgjithshme në banka tejkaloi 6 miliardë euro. Prej tyre, 3.6 miliardë euro janë depozita në denarë, ndërsa 2.4 miliardë eurot e tjera janë depozita kursimi në valutë të huaj, me ç’rast ka rritje edhe te kursimet në denarë dhe te ato në valutë të huaj.  Nga depozitat e përgjithshme, madje 4.1 miliardë euro janë depozita kursimi të qytetarëve. Vitin e kaluar, baza e përgjithshme e depozitave shënoi rritje prej 10.5%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button