Maqedoni, antikorrupsioni dhe kompromiset – mision i pamundshëm

Ndërtimi i sistemit të plotë për integritet në nivel qendror dhe lokal; ashpërsim të politikës kundërvajtëse në ligjin themelor për antikorrupsion dhe plotësim të ligjit ekzistues për mbrojtje të informatorëve janë vetëm një pjesë e rekomandimeve që kanë dalë nga hulumtimi i Fondacionit Metamorfozis në lidhje me temën e antikorruposionit dhe luftës kundër krimit të organizuar.

“Kjo fushë ndoshta është kryesore për sundimin e ligjit në një shtet dhe i prekë të gjitha fushat dhe institucionet që dalin nga ata, ndërkaq me atë i prekë të gjithë qytetarët të cilët gradualisht e humbin besimin në shtetin në të cilin jetojnë, nëse shohin se nuk ka ndryshime dhe dëshirë të sinqertë që t’u jepet fund praktikave të këqija”, thuhet në hulumtim.

Titulli i botimit del nga gjendja që është konstatuar gjatë kontrollit të indikatorëve të cilët tregojnë se ku kemi arritur në këtë fushë. Në fakt, edhe përskaj përkushtimit të fuqishëm deklarativ për luftë të pa kompromis, sipas hulumtimit, përditshmëria në politikë tregon se kreatorët e ligjeve kyçe dhe praktikave janë të gatshëm për kompromis për shkak të kësaj ose asaj, dhe në moment të fundit miratojnë vendime joparimore nga pushteti ekzekutiv ose ligjvënës, e cila më tej, ndikon edhe ndaj gjyqësorit.

“Me kompromiset e tilla në moment të fundit, për shembull siç ishte amnistia, ose ndryshimet e amendamenteve në ligjin kryesor për antikorrupsion, të cilët i zbusin dispozitat që janë kyçe për një komision të fuqishëm për antikorrupsion, lufta me korrupsionin ose krimin e organizuar bëhen mision i pamundshëm”, thuhet në hulumtim.

Hulumtimin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Nga hulumtimi dhe bisedat me ekspertë kanë dalë këto rekomandime:

  • Ndërtimi i plotë i sistemit për integritetit në nivel qendror dhe lokal;
  • Ashpërsim të politikës kundërvajtëse në ligjin themelor për antikorrupsion dhe rishqyrtim të procedurave për kohëzgjatjen e hetimeve të Komisionit për Antikorrupsion për financim të partive politike dhe fushatave zgjedhore;
  • Ndryshim ose plotësim të ri të Ligjit për mbrojtjen e informatorëve me qëllim që të realizohet roli i tyre kyç – rritjen e numrit të paraqitësve të korrupsionit;
  • Ndryshim dhe përmirësim të zgjidhjeve ligjore për konfiskim të pronës dhe menaxhim me atë pronë, të përfituar nga krimi ose korrupsionit;
  • Ndryshim të sistemit për kontroll në polici nga kontrolli i brendshëm në kontrollin e brendshëm, sistem të pavarur nga Ministria për Punë të Brendshme. Ky sistem i jashtëm patjetër duhet që të ketë autorizime të fuqishme ligjore dhe mjete të mjaftueshme financiare për gatishmëri kadrovike dhe teknike, me çka do të ishte pendë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit te zyrtarët e caktuar policor;
  • Përmirësim të kapaciteteve policore për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçmas në pjesën e hetimeve financiare rreth larjes së parave;
  • Përmirësim të ekipimit dhe buxhetit të Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;
  • Ndërtim të metodologjisë dhe sistemit për vlerësim për kualitetin e akteve prokuroriale përpara se të dërgohen deri te gjykatat;
  • Formim i komisionit të veçantë në Këshillin e Prokurorëve Publik të cilët fillimisht do t’i shqyrtonin ankesat e qytetarëve për korrupsionit eventual nga prokurorë të caktuar. Komisioni patjetër duhet që të prezantohet në opinion në mënyrë transparente;
  • Ndërtim të sistemit të fortë dhe të qartë për përgjegjësi disiplinore të gjykatësve në korniza të Këshillit Gjyqësor i cili do të përgjigjej në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë nëse arrin paraqitje për dyshim për korrupsion te ndonjë gjykatës i caktuar;
  • Përmirësim të transparencës së përgjithshme në gjyqësor si një lloj pende nga keqpërdorimi i procedurave gjyqësore ose sistemit gjyqësor në tërësi nga ana e individëve të korruptuar në gjyqësor;
  • Përforcim të mekanizmave mbrojtës gjatë zbatimit të Ligjit për furnizime publike.

Hulumtimi është e treta nga gjithsej pesë që janë planifikuar të realizohen në kuadër të projektit “Ballkani Perëndimor dhe procesit të hyrjes në BE: Zbatimi i kritereve politike”, që e udhëheq Qendra për Tranzicion Politik nga Podgorica e Malit të Zi. Hulumtimet e ardhshme do të jenë në lidhje me reformat në sektorin mediatik dhe reformat në administratën publike.

Projekti është përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe nga Fondi Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button