fbpx

Me këtë hiperbolizim, mund të shembet vetëm gazetaria

Burimi: KriThink

Hiperbolizimi në titull është një prej fenomeneve më të shpeshta që e hasim në tekstet e mediave, posaçërisht atyre online. Kjo pasi metoda e tillë, ju sjell më shumë klikime. Qofshin ato qytetarë ose lexues të rëndomtë, ose qofshin kolegë gazetarë, të gjithë bien në grackën e këtyre titujve, pa bërë përjashtim. Por ky veprim nuk është etik dhe aspak i drejtë ndaj lexuesve.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli: Fillon “shembja” e BDI-së, dorëhiqet një kryetar dege!

Data e publikimit: 05.02.2019

Data e recensionit: 18.02.2019

Recensuese: Ferikan Iljazi

Autori i këtij teksti e ka përdorur një ndodhi nëse mund ta klasifikojmë  si “jo aq me rëndësi” brenda strukturës së BDI-së, dhe prej asaj ndodhie ka krijuar një storje të hiperbolizuar për gjoja “shembje” të BDI-së. Edhe pse ai vetë ka shkruar se bëhet fjalë për vetëm një dorëheqje të kryetarit të Këshillit vendor në fshatin Bogovinë, gazetari e ka marrë të drejtën për ta quajtur këtë ndodhi si një nismë e “shembjes” së kësaj partie.

“Dorëhiqet nga BDI, kryetari i Këshillit vendor në Bogovinë!

Kryetari i Këshillit Vendor të BDI-së në Bogovinë, Amir Zilbehari, ka dhënë sot dorëheqje nga gjitha pozicionet dhe aktivitetet pranë kësaj partie.

Arsyet sipas tij janë politike dhe personale dhe deri në këtë vendim ka ardhur si pasojë e mospërfilljes së krerëve të BDI-së ndaj tij dhe pozicionit të tij” shkruan në tekst.

Gjithçka me këtë tekst do të ishte në rregull, po të mos përdorej fjala “shembje”.
Ajo çfarë ka mundur të bëjë autori i tekstit ka qenë që të përcjellë teknikisht informacionin për dorëheqjen e Zilbeharit, dhe ta lejë lexuesin ta bëjë vlerësimin nëse vërtetë ka krizë brenda antarësisë së BDI-së.

Për ta bërë tekstin më të besueshëm, autori është dashur të rikujtojë ndonjë rast të ngjashëm të dorëheqjeve, për shkak të dëshpërimit nga udhëheqësia e partisë ose ngjashëm. Kështu, gazetari nuk do të kishte nevojë fare të përdorë hiperbolizim për ti dhënë peshë tekstit, pasi këtë do ta bënin shembujt e panumërta që ekzistojnë.

“Zilbehari ka qënë i emëruar si Drejtor i Akademisë për Mësimdhënës nga Qeveria e Maqedonisë, por që prej emërimit e deri sot kjo Akademi nuk ka filluar me punë. Sipas drejtorit të emëruar, arsyeja se përse ky institucion akoma nuk ka filluar të funksionojë nuk dihet, sepse deri sot askush si ka dhënë atij përgjigje konkrete.Ai shprehet i zhgënjyer nga Bashkimi Demokratik për Integrim për siç thotë ai, talljen dhe manipulimin me ndjenjat njerëzore dhe për degradimin profesional që ia kanë bërë atij krerët e partisë shqiptare në pushtet”

Autori me thumba poltik, humb peshën e tij
Në një rast më normal, kjo ndodhi do të ishte një storje tejet e mirë për humbjen e kuadrove në shtet. Ky person që ka dhënë dorëheqje do të ishte pikënisje për shumë raste të tjera të ngjashme dhe do të ngriste çështjen më lartë se sa është.

Por, shpejtësia e autorit për të bërë thumba politik, e ka zbehur lajmin, dhe e ka sjellë në sipërfaqe vetëm anshmërinë.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button