Është shtyrë gjykimi për rastin “Talir” sepse Dimovski është në udhëtim zyrtar

Sot në Gjykatën Penale filloi gjykimi për rastin “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike, por seanca shumë shpejt është shtyrë sepse njëri nga të akuzuarit, deputeti Ilija Dimovski është në udhëtim zyrtar në Bruksel, ku duhet të merr pjesë në mbledhjen parlametare të Kuvendit gjeneral të NATO-s, transmeton Portalb.mk.

Për shkak mungesës së tij të arsyetuar, seanca është shtyrë për më 7 mars.

Në seancë përveç të akuzuarve Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski dhe Leko Tistovski, në gjykatë u ul edhe Igor Janushev, sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, si përfaqësues përfaqësues i partisë.

Me akuzën janë të përfshirë ish kryeministri i cili tani është në arrati dhe ka fituar azil politik në Hungari, Nikolla GruevksiKiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski, të cilët akuzohen për “keqpërdori të detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “larje parash”, po edhe Ilija DimovskiLeko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik, në akuzë është përfshirë edhe partia VMRO-DPMNE.

Prej këtyre personave, vetëm Çingarovska nuk do të gjykohet pasi që përpara një muaji ajo është marrë vesh me PSP-së, ka pranuar fajin dhe ka marrë dënim burg me kusht prej dy vjetëve nëse nuk kryen vepër penale në 5 vitet e ardhshme.

PSP ka dorëzuar edhe një akuzë në “Talir”. Ajo ka të bëjë në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të selisë së partisë dhe është dorëzuar kundër Nikolla Gruevksi dhe Kiril Bozhinovskit, të cilët duke e keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë mundësuar që personi juridik “Beton Shkup” ta ndërtojë selinë e partisë, edhe pse personi juridik në kohën e sigurimit të shërbimit ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me organet shtetërore dhe institucionet publike ose ndërmarrje në kundërshtim me Ligjin për Parti Politike, Ligjin për Financim të Partive Politike dhe Ligjin për Marrëdhënie të Obligacioneve.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TALIR” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button