Takimi Zaev – Ahmeti: Javën e ardhshme do të mësohet emri i kandidatit konsesual presidencial (FOTO/VIDEO)

Në takimin ndërmjet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë shkëmbyer emrat e kandidatëve konsesual presidencial, por nuk është dhënë vlerësim për asnjërin prej tyre. Emri i kandidatit do të kumtohet javën e ardhshme, pasi që i njëjti këtë javë duhet të kalojë filtrin e organeve të partisë, transmeton Portalb.mk.

Zoran Zaev. Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Lideri Zaev ka deklaruar se gjatë takimit janë shkëmbyer emrat e pesë kandidatëve konsesual presidencial, siç tha ai, favorit edhe për popullatën sipas anketave të fundit. Ai refuzoi të tregojë emra.

“Kemi shkëmbyer emrat e pesë kandidatëve konsesual presidencial. Më vjen mirë që edhe qytetarët shqiptarë, turk, vllahë i japin përkrahje një numri më të madh të kandidatëve që i kemi intervistuar, përfshirë edhe Dimitrovin. Anketat thonë, ata janë më të njohurit për popullatën. Ne kemi ndarë emra, e dini e si kandidatë kemi pasur shqiptarë, maqedonas”, tha Zaev.

Duke sqaruar më tej, ai tha se për vendimin e kandidatit të përbashkët do të vendosin organet e partisë, procedurë kjo që duhet të përfundojë gjatë kësaj jave, kurse gjatë javës tjetër do të publikohet emri.

“Tash duhet të vendosim se vlen ose jo një kandidat i përbashkët, kurse emri do të bëhet i ditur javën ardhshme”, tha Zaev.

Zaev edhe një herë ka hedhur poshtë mundësinë për kandidim në zgjedhje presidenciale.

“Unë jam ekonomist, dhe dua të mbeten në realizimin e investimeve ekonomike, në premtimet e mija, për dobinë e qytetarëve”, tha Zaev.

Ali Ahmeti. Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Deklaratë për media ka dhënë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i cili ngjashëm njoftoi se për procesin e kandidatit konsesual të partive të koalicionit do të vendosin organet e partisë, dhe se nuk kanë biseduar për emra.

“Takimi i sotëm nuk ka lakuar emra, mbetet të shihet në të ardhmen. Unë tash duhet të jap opinionin tim, apo vullnetin tim si kryetar i partisë, pa pasur një analizë”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se me rëndësi është që kandidati i përzgjedhur të ketë përkrahjen e shumicës së palëve.

“Sigurisht se konsultat do të vazhdojnë, dhe në të mirë të vendit është që ai kandidat i cili do të ketë përkrahjen e shumicës së palëve, të dalë nga ky vullnet”, tha Ahmeti.

Megjithëse për kandidimin e ministrit aktual të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov refuzoi të japë vlerësim, në mënyrë decide, lideri Ahmeti u shpreh kundër kandidimit të mundshëm për president të kryeministrit Zaev.

Takimi Zaev – Ahmeti u realizua në vazhdën e gjetjes së kandidatit konsuesual të partive të koalicionit qeverisës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për zgjedhjet presidenciale të 21-prillit.

Përveç me liderët e partive të koalicionit, Zaev ka shprehur dëshirën që të takohet edhe me liderët e partive opozitare shqiptare, Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin.

Më parë nga Bashkimi Demokratik për Integrim e ka lënë të hapur mundësinë që në zgjedhje të shkojnë me kandidatin e tyre, por edhe se janë të hapur për propozimet që do të vinin nga LSDM-ja. Mbrëmë LSDM-ja mbajti mbledhje me partitë e koalicionit me temë kandidat koncensual për president. Në takim nuk mori pjesë lideri PLD-së, Goran Milevski sepse ka paralajmëruar që në zgjedhje do të garojnë me kandidatin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button