Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO

Me 140 vota “për”, Kuvendi i Bullgarisë e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Portalb.mk.

Me nënshkrimin e protokollit, Bullgaria është bërë vendi i katërt që e ratifikoi protokollin. Më pari atë e kanë ratifikuar Kuvendi i  Shqipërisë, Greqisë dhe Sllovenisë. Në ratifikimin e protokollit mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

Historike, në Bruksel u nënshkrua Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button