Pse nevojiten njohuritë elementare mediatike?

Burimi: KriThink

Industria e mediatike, duke na ofruar produkte të shumta që i dëshirojmë – produkte që janë të mira për ne – prodhon dhe ofron produkte të dëmshme me të cilat e ndot kulturën tonë, modelin e jetës së përditshme. Pikërisht mungesa e njohurive elementare mediatike e mjegullon mundësinë për dallimin e produkteve të mira nga ato të këqijat

Shkruan: Dejan Donev

Jetesa në një botë të mbushur me mesazhe, në të cilën niveli i lartë i përdorimit të informatave është më shumë se problematike, hap problemin e vendosjes së filtrave të vërtetë për përzgjedhjen e informatave “të mira”. Mediat përpiqen, edhe atë me mjaft sukses, që filtrimin e dobët të cilin e përdorim për t’u mbrojtur nga bollëku i informatave që na imponohen në mënyrë agresive në kulturën tonë, ta kthejnë në dobi të veten. Në fakt, ata i përdorin shprehitë tona të krijuara nga përdorimi i tyre! Në këtë rast, bëhemi të programuar dhe të hapur ndaj mendimeve që i përhapin mediat përmes porosive, që na transmetohen na çojnë kah miratimi i mendimeve dhe qëndrimeve të gabuara.

Prandaj, edhe paraqitet nevoja për njohuri elementare mediatike, domosdoshmëria për nxënien e njohurive elementare mediatike. Përndryshe, do të kishim një ndjenjë të rreme të kënaqësisë nga informimi, e cila do të përkthehej me posedimin e një sasie të madhe të informatave për gjithçka që ndodh në botë. Por a e rrit numri i mediave dhe i mesazheve të mediave nivelin e demokracisë, sidomos qëndrimin kritik që çon në demokratizimin e shoqërisë? Paraqitur në mënyrë figurative, mungesa e njohurive elementare mediatike është e rrezikshme dhe e dëmshme për shpirtin njerëzor, helmuese si ushqimi dhe uji i ndotur për trupin e njeriut. Për shembull, industria e mediatike, duke na ofruar produkte të shumta që i dëshirojmë – produkte që janë të mira për ne – prodhon dhe ofron produkte të dëmshme me të cilat e ndot kulturën tonë, modelin e jetës së përditshme. Pikërisht kjo mungesë e njohurive elementare mediatike e mjegullon mundësinë për dallimin e produkteve të mira nga ato të këqijat.

Kjo është arsyeja pse nevojiten njohuritë elementare mediatike, thelbi i të cilave është pikërisht “mbajtja e gjërave nën kontroll”. Kjo “mbajtje e gjërave nën kontroll” nuk është gjë tjetër veçse një nivel më i lartë i njohurive elementare mediatike, që mundëson një perceptim të qartë të kufirit ndërmjet botës reale, fizike dhe asaj që e krijojnë mediat. Në fakt, kur keni njohuri elementare mediatike, gjeni mënyra të qarta për të lundruar në botën e mediave, dhe në këtë mënyrë mund të vini edhe deri te përvojat dhe informatat e dëshiruara, pa u tërhequr vëmendjen me këtë rast gjërat që janë të dëmshme për ju. Në një situatë të këtillë, ju ndërtoni një jetë ashtu siç ju dëshironi, duke mos iu lejuar mediave t’ua ndërtojnë atë ashtu siç ato duan.

Logjikisht, kjo është edhe përgjigjja në pyetjen pse nevojiten njohuritë elementare mediatike. Bollëku i informatave, metaforave dhe “fjalëve të mëdha” nuk do të thotë në të njëjtën kohë edhe njohuri (dije) për atë që ndodh në botë, gjegjësisht nuk do të thotë nivel më të lartë i njohurive elementare mediatike. Ideja është të mendojmë, të rritet ndjeshmëria që të mund të përmirësohet programimi i veprimeve tona automatike, rutinore, por edhe të zvogëlohet shkalla në të cilën këtë e bëjnë mediat pa dijen dhe lejen tonë.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button