Heather Nauert u tërhoq nga shqyrtimi i ofertës për ambasadore në OKB

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se zëdhënësja Heather Nauert është tërhequr nga shqyrtimi i ofertës për ambasadore të SHBA-ve në OKB, raporton Anadolu Agency (AA).

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, bëri të ditur se propozon Nauert për pozitën në OKB, si zëvendësim për ambasadoren Nikki Haley, por deri te Senati nuk është dërguar nominimi formal.

“Jam falënderuese presidentit Trump dhe sekretarit shtetëror Pompeo për besimin e dhënë për faktin se më morën parasysh për pozitën e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara”, theksoi Nauert në njoftim.

“Megjithatë, dy muajt e fundit kanë qenë të lodhshëm për familjen time dhe për këtë arsye është në interesin më të mirë të familjes sime që ta tërheq emrin tim nga konsiderata”, tha ajo.

Ajo hyri në rolin e zëdhënëses së Departamentit Amerikan të Shtetit në vitin 2017 pa ndonjë përvojë të politikës së jashtme dhe nën kujdesin e saj Departamenti në mënyrë dramatike shkurtoi konferencat e shtypit.

Në njoftim thuhet se Trump së shpejti do të njoftojë emrin e ri për pozitën në OKB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button