Sulmi mafioz në Vlorë, ja çfarë u gjet brenda makinës së atentatorëve

2 vektima dhe një i plakosur është ky bilanci i atentatit që ndodhi mesditën e sotme në Vlorë.

Atentatorët dogjën më pas makinën që përdorën gjatë atentatit, duke e braktisur në fshatin Sherisht. Brenda makinës së djegur janë gjetur dy kallashnikovë, të cilët mendohet janë përdorur gjatë sulmit.

Sipas informacioneve, objektivi i atentatit ishte Armando Sulejmani, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy viktimat Orest Rexho, kunati i Sulejmanit dhe Arjan Hasani, shoku i tij ndodheshin rastësisht me të në makinë, transmeton GazetaTema.

Armando Sulejmani është një emër i njohur, pasi rezulton i skeduar nga policia. Në qytetin e Vlorës, njihet gjithashtu me nofkën “Çipuri”.

Ai ka qenë anëtarët i bandës së njohur të “Gaxhait”, ndërkohë që është dënuar me parë me burgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button