Fuqia e shtatë: Pa gazetari hulumtuese nuk ka gazetari cilësore

Pa gazetari hulumtuese, shoqëria në zhvillim e sipër nuk mund të flasë për gazetari cilësore.  Me dokumente, dëshmi dhe analiza, gazetarët “gjuajnë” nën sipërfaqen e ngjarjeve ditore, me qëllim të bëjnë me dije problemet sistemore dhe të zbulojnë skandale.

Megjithatë, edhe se në rritje statistikore, gazetaria hulumtuese vështirë e gjen rrugën e vet deri te mejnstrim mediat, si strumbullar të lajmit themelor.  Ballafaqohet me redaksi të vogla dhe financiarisht të dobësuara, por edhe me mungesë të kuadrit të shkolluar për hulumtim.  Prandaj, audio nën kasti jonë “Fuqia e shtatë” është e fokusuar në gazetarinë hulumtuese, sfidat e saj dhe qëndrueshmërinë.

Në episodin e ri të “Fuqia e shtatë”, ndër të tjerat, flasim e Bojan Bllazhevski, gazetar i ueb faqes build.mk. Ai para 10 vjet kreu studimet e gazetarisë në Fakultetin Juridik, për të filluar hovin mediatik, për të hulumtuar.

Një dekadë më vonë, Bllazhevski përsëri i shfleton librat e fakultetit. Vëren se në librat janë përjashtuar terme si “gazetaria hulumtuese”.  Studentët e diplomuar kur do të dalin nga studimet, thotë ai, nuk janë të gatshëm të ndikojnë në betejën hulumtuese.

Bojan Bllazhevski

“Ky është problem i madh për faktin se gazetarët që e konsiderojnë veten si një far individi pasiv.  Njerëzit që duhet të shkojnë në konferenca për shtyp, të dëgjojnë dikë tjetër çfarë do t’ju thotë, që në përmbajtjen mediatike të gjendet pikërisht kjo.  Problemi kryesor në fakt është që gazetarët dalin nga bankat e fakulteteve, pa u bërë aktiv paraprakisht, individë të vetëdijshëm që duan të hulumtojnë, por, ka një pjesë të gazetarëve që e bene këtë “learning by doing” (me mësim praktk), thotë Bllazhevski.

 

Për të pasur gazetari hulumtuese, fillimisht duhet të ketë gazetari. Para katër dekada në studimet e gazetarisë në UKM janë regjistruar 120 të rinj me dëshirën të jenë zëri i ri i qytetarëve, ndërsa vitin e kaluar u regjistruan vetëm 20 veta.

Sabina Fakiq

Për Sabina Fakiq, gazetare kohë të gjatë dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës për Komunikime Qytetare, mosbesimi i të rinjve ndaj profesionit ka të bëjë me atë se në numër të madh të mediave, nuk ka liri për pavarësinë e gazetarëve.

“Kanë numër të vogël të ditëve të lira, paga të vogla ndërsa përgjegjësi të madhe.  Të gjitha këto janë faktorë të cilët nuk shkojnë në favor të interesit të madh tek të rinjtë të edukohen për këtë profesion.  Prandaj, mendoj se në fakt nevojitet të ndryshohen gjendjet në mediat, që ne të presim të kemi të kemi të rinj të interesuar”, thotë Fakiq.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovsk, në konferencën për perspektivat e gazetarisë hulumtuese, përkujtoi për paratë publike që hynë në mediat dhe shkatërrimin që ndodhi disa dekada në hapësirën mediatike.

Mlladen Çadikovski

“Lirimi i gjendjes financiare të të gjitha mediave, përfshirë edhe të mejnstrimit mediatik, të cilat gjithnjë e më pak investojnë në redaksi për hulumtim, në fakt më pak investojnë në vetë redaksitë gazetareske, ndërsa më tepër në seriale turke, në TV shou, që mund të konsiderohen si plehra dhe propagandë, vetëm për t’i plotësuar përpjekjet për të fituar reklama.  E katërta është mungesa e kuadrit të shkolluar për hulumtim, në veçanti në mesin e të rinjve.  Edukimi i gazetarëve, në trajnime për gazetari hulumtuese, mediat e kuptojnë si punë gjatë fundjavës, dhe s punë të mirëfilltë”, vëren Çadikovski.

Në lidhje me atë se si është gazetaria jonë, gazetaria hulumtuese nuk është edhe aq e keqe, konsideron hulumtuesi nga BIRN, Vllado Apostollov.  Gazetarinë hulumtuese në mënyrë simbolike e krahason me shëndetësinë terciare, me kirurgjinë.  Kur problemi në shoqëri, respektivisht sëmundja do të kalojë fazën e parë dhe nuk do të trajtohet tek mjeku amë, atëherë punë prolongohet dhe vjen koha për kirurg.

Vllado Apostollov

“Tani, tek ne shumë situata kanë ardhur deri në thikë.  Këtu veprojmë ne. Megjithatë, rrallë kush raporton çfarë ndodh në qytetet, në komunat, më vonë kuptojmë për skandalet, pasi do të ndodhë diçka.  Kur nuk ka kthim mbrapa.  Siç është në Aerodrom, për shembull, kur do të thonë “nuk ka kthim mbrapa”.  E shitëm tokën – nuk ka kthim mbrapa.  Mungon imputi nga ajo gazetari ditore, për të mundur ne, të shkojmë më thellë”, thekson Apostollov.

Për dallim nga përdorimi i të dhënave të hapura, si për shembull baza “Shkupi 2014”, Apostollov thotë se për hulumtim është vështirë kur do të hyhet në të ashtu quajturën  “zonë informale” ndërmjet biznesit publik dhe privat, kur do të ndeshen ose përputhen.

Në lidhje me presionet ndaj gazetarëve, ato tejkalohen nëse storjet i përmbajnë dokumentet e nevojshme.  Nuk ka padi nëse ka fakte, nëse gjithçka është “në letër” ndërsa gjatë kësaj janë përfshirë dhe pyetur të gjitha palët.  Së këndejmi, gazetari hulumtues i PINA, Kristina Ozimec, thotë se hulumtimet janë përzierje nga më shumë burime, dhe prandaj edhe presionet eventuale janë nga grupe të ndryshme me interes të vetin.

Kristina Ozimec

“Nuk është aq e thjeshtë, të jetë vetëm pushteti.  Shpesh herë interesat janë shumë të gërshetuara.  Domethënë ka biznes, interes ekonomik, kompani të ndryshme, njerëz të fuqishëm, parti të tjera… Do të thotë, është një rrjet i gërshetuar në shoqëri.  Ne jemi vend  vogël, shoqëri e vogël, nuk është ajo aq e thjeshtë bardh e zi, siç paraqitet shpesh, në veçanti në mediat mejnstrim.  Punët nuk janë ashtu të thjeshta si VMRO – LSDM”, thotë Ozimec.

Për ndryshe, Qendra për Komunkime Qytetare, BIRN dhe OJQ Infoqendra gjatë periudhës 2016 – 2018 kanë analizuar dhjetë media, pa u përfshirë mediat që punojnë ekskluzivisht me gazetari hulumtuese.  Të dhënat tregojnë se në vitin 2016 janë bërë vetëm 0,4 për qind e storjeve hulumtuese.  Në vitin 2017 tema të këtilla janë përfshirë me 0.8 për qind, ndërsa në vitin 2018 ka pasur rritje deri në 2%.

Më shumë analiza dhe hulumtime janë për politikën, ekonominë dhe drejtësinë, ndërsa në rritje janë temat për mjedis jetësor dhe urbanizëm.

Megjithatë edhe përpos trendit të tillë të rritjes, punëtorët mediatik konsiderojnë se gazetarisë hulumtuese i nevojitet më tepër mbështetje, nga më shumë palë.

Të gjenden modele për vetë qëndrueshmëri, ndërsa gjatë kësaj hulumtuesit të vazhdojnë të jenë korrigjues i pushtetit, njëkohësisht duke iniciuar debat të argumentuar në publik.

Ky artikull është marrë nga Radimof.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button