Sistemi për shpëtim në mal i varur nga vullnetarë

Më 10 shkurt, vitin e kaluar, përderisa në Kajmakçallan organizohej aksion shpëtimi për Kalinën dhe Aleksandrin, Shërbimi për Shpëtim Malor privat, në malin Sharr shpëtoi dy francezë të rinj të cilit kishin humbur nëpër shtigjet të mbuluara më borë.  Të veshur me xhupa dhe pallto të lehta, me telefon të zbrazur, francezët humbin kontakt me civilizimin.  Për të humbur në numrin 195 i paraqet një miku i tyre, kujtohen në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), transmeton Radi Mof.

“Ishte e shtunë, në ora 2.55 (pasdite) na mbërriti informata.  Na shkroi Matej Manevski.  Kam dy miq nga Franca, të cilët sot janë në Kodrën e Diellit.  Mu paraqitën, po ju harxhohet bateria, kanë humbur diku në mal. Ka filluar të bjerë borë, ata janë në panik, ndërsa ne nuk dimë çfarë të bëjmë”.

.

Francezët kanë fat sepse anëtarët e Shërbimit privat malor për shpëtim, të cilët atë moment kanë punuar në mirëmbajtjen e ski qendrës në Kodrën e Diellit, në mënyrë vullnetare kanë dalë në terren.  Udhëheqësi i shërbimit, Dario Millosheviq, shpëtues me përvojë me mbi 700 intervenime, kujtohet mirë në ngjarjet e vitit të kaluar.

“Në këtë rast nuk kishim asnjë kontakt, kishim mal dhjetë herë më të madh nga Kajmakçallani, kishim një JPG (fotografi) nga sateliti, me pika. Ia dolëm të nxjerrin koordinatat, me zero shikueshmëri, natën, në terrenin më të vështirë ku edhe gjurmues kanë mundur të dështojnë, ne patëm sukses t’i nxjerrim djemtë”, kujtohet Millosheviq.

Por Kalina dhe Aleksandar nuk e kishin këtë fat. Kalina ishte vetëm 27 vjeç.  Aleksandar 31. Millosheviq është i revoltuar nga ajo se si është realizuar aksioni i shpëtimit, por edhe më tepër nga fakti se në Maqedoni ende nuk ekziston shërbim shtetëror për shpëtim ne mal, edhe pse tre të katërtat e vendin janë male.  Për herë të parë me këtë është përballuar para dy dekada, kur humbin jetën katër shokë të tij, alpinistë, në ortak bore në Sollunska gllava.   Shpëtimi i njerëzve dhe i gjithë sistemi, thotë, varet kryesisht nga vullnetarë.

“Për fat të keq Maqedonia, në vitin 2009 ende nuk ka shërbim shtetëror për shpëtim në mal.  Ekzistojnë disa institucione në shtet të cilat pohojnë se e mbulojnë këtë, por në praktikë gjërat e këtilla nuk funksionojnë.  Shumë shpesh, në praktikën time ndodh pikërisht ato qendra të jenë ato të cilat më thërrasin të vij të ndihmoj, sepse në atë moment nuk ka kush t’i përgjigjet thirrjes edhe pse ka shumë njerëz të punësuar atje.

Qendra për Menaxhim me Kriza zakonisht është në vendi i parë ku paraqiten alpinistët e humbur.  Detyra e tyre është të koordinojnë aktivitetet për shpëtim dhe të aktivizojnë shërbimet, sqaron zëdhënësja Nadica Vçkova.

“Në rastin nëse bëhet fjalë për person që ka ngecur në mal, fillimisht e njoftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe nëse është e nevojshme të angazhohen ekipe speciale për shpëtim, shoqata të shpëtuesve, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kryqi i Kuq… Më pas planifikohet mënyra dhe koordinimi si të realizohet aksioni”, sqaron Vçkova.

Megjithatë edhe nga QMK konfirmojnë se sistemi për shpëtim mbështetet në vullnetarë dhe shoqata vullnetare, si Kryqi i Kuq.

“Përpos Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim me ekipet e veta dhe Kryqi i Kuq, këtu janë edhe shoqatat e alpinistëve të cilat jo rrallë herë dalin në ndihmë.  Është normale se nëse ndodh ndonjë ngjarje e komplikuar, do të konsultohemi me shoqatat e alpinistëve, ata të cilët kanë ekipe profesionale për shpëtim.  Punojnë në mënyrë vullnetare”, thotë Vçkova.

.

Argjend Çilafi është pjesë e ekipit për shpëtim në mal i Kryqit te Kuq të Qytetit Shkup.  Ekip përbëhet nga 10 alpinistë të cilët kanë kaluar kurs për ndihmë të parë.  Për fundjavë dhe festa bëjnë kujdestari në dy stacione, në Vodno dhe në verë edhe në Matkë.  Të gjithë punojnë në mënyrë vullnetare.

“Në terren jeni të pranishëm ju, por nuk do të ndërmerrni veprime më serioze sepse nuk ju lejon as dija, as pajisja”, thotë ai.

Tërheqin vërejtjen se në vend mungon shërbim i veçantë i cili në çdo çast do të jetë i gatshëm të niset në aksion për shpëtim.

“Nëse ne do të kishim shërbim shtetëror për shpëtim nën një ombrellë, në 2- 3 vende në shtet, do të verohej shumë më shpejt dhe në mënyrë më efikase.  Kështu humbim kohë të çmuar”, shton Çilafi.

Nga QMK thonë se për aksionin e shpëtimit në Kajmakçallan kanë pasur ekip të përgatitur, por është pritur sepse alpinistët kanë qenë në anën greke.  Për Dario Millosheviiq, nga ana tjetër nuk është e kuptueshme, si është e mundur në shekullin 21, me lidhje telefonike aktive, të humben jetët e dy alpinistëve të rinj.

“Shteti nuk ka ndërmarrë asgjë në lidhje me këtë çështje.  Unë do të qëndroj tani dhe me përgjegjësi dhe publikisht do të them se Kalina dhe Aleksandar, të ishte paraqitur menjëherë, derisa kishte kohë dhe të formohej ekipi nga Kodra e Diellit do t’i kishim gjetur.  Të dy mund të shpëtonin”.

Jasmina Jakimova

*Storja fillimisht u publikua në edicionin e tretë të emisionit Megafon – Çfarë ndryshoi një vit pas tragjedisë në Kajmakçallan?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button