Lidhja Demokrate: Institucionet shtetërore të reagojnë pas aksidentit tragjik

Pas aksidentit të autobusit në Llaskarcë ku ndërruan 15 udhëtarë dhe disa të tjerë janë lënduar, i domosdoshëm është reagimi përkatës nga institucionet shtetërore, thonë nga Lidhja Demokratike, transmeton Portalb.mk.

Që të shmanget lloji i tillë i aksidenteve dhe të ulen pasojat Lidhje Demokratike kërkon:

“Të bëhet kontroll teknik i jashtëzakonshëm i autobusëve të Durmo Turs, por edhe i autobusëve dhe kombive të kompanive tjera me të cilët udhëtojnë udhëtarët.

Të bëhet inspektim i jashtëzakonshëm i të gjitha stacioneve të kontrolleve teknike nga ekspertët e pavarur.

Të pengohet ndeshja e interesave, gjegjësisht pronari i njëjtë të mos mund të kryejë kontrolle teknike të veturave në stacionin e tij për kontrolle teknik.

Ndryshe, ky aksident me pasoja katastrofale kërkon edhe analizë të përkushtimit të sistemit në shtet nga veprimi parandalues, deri në uljen e pasojave të mundshme.

Në këtë drejtim, lëndë e analizës duhet të jetë edhe sistemi i informimit, veprimit të Ndihmë së Parë Mjekësore, pranimi dhe trajtimi i të lënduarve në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit të policisë, prokurorisë publike”, thuhet në deklaratën e Lidhjes Demokrate.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button