Deskoska: Transparenca e mbron demokracinë nga lajmet e rrejshme

Në kuadër të Forumit rajonal për bashkëpunim “Sfidat e sotme, perspektivat e nesërme: Ballkani në 2030” që u mbajt në Greqi, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska mbajti fjali, në sesionin e sotëm “Lufta kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatat – Mbrojtja e demokracisë në epokën digjitale”, transmeton Portalb.mk.

Duke folur për situatat në të cilat qytetarët e vendit tonë u gjendën në rolin e emiterëve të lajmeve të rrejshme, siç ishte rasti me të rinjtë në Veles gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, por edhe për situatat në të cilat qytetarët tanë ishin qëllim të lajmeve të rrejshme, siç ishte rasti gjatë kohës së fushatës së referendumit të Marrëveshjes së Prespës. Deskoska ka folur edhe për hapat e mundshëm për mbrojtjen e demokracisë nga lajmet e rrejshme.

Siç njoftoi Ministria e Drejtësisë, Deskoska ka theksuar se nuk e sheh zgjidhjen në mbylljen e portaleve, por në arsimimin e standarteve etike në punën e mediave, por edhe në vetë Qeverinë.

Sipas ministres, Qeveria ka përgjegjësi në luftën kundër lajmeve të rrejshme: “Transparencë, informim të saktë dhe komunikim të drejtpërdrejt me qytetarët – kjo është arma më e mirë në luftë kundër lajmeve të rrejshme, sepse njëkohësisht e rrit besimin në qeveri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button