fbpx

Në prag të lansimit të Galaxy S10, Samsung lansoi tabletin e ri – Galaxy Tab S5

Jemi vetëm disa ditë larg nga ngjarja Unpacked, ku pritet që më në fund të shohim Samsung Galaxy S10 në shfaqjen e parë zyrtare, por kjo nuk e ka ndalur kompaninë për të zbuluar një tablet të ri Android.

Galaxy Tab S5 i ri qëndron pranë Samsung Galaxy Tab S4 më të vjetër dhe ndan shumë karakteristika që u pëlqyen në paraardhësin e tij. Ka një ekran 10.5-inç Super AMOLED, audio Atmos dhe altoparlantë të sintonizuar AKG.

Ashtu si Tab S4, Tab S5e përmban korniza të holla rreth ekranit dhe qoshe të lakuara. Vizualisht, nuk duket shumë ndryshe nga iPad Pro (2018).

“Tab S5e është një tablet i nivelit të lartë me një dizajn dhe karakteristika të fuqishme, të disponueshme në një pikë të re çmimesh”, tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të IT & Mobile Communications, Samsung Electronics.

“Për përdoruesit të cilët dëshirojnë inteligjencën që i mban ata të lidhur në mënyrë që të mund të bëjnë më shumë, si dhe një ekran më të madh dhe të bukur për një eksperiencë të pasur dhe argëtuese premium – Tab S5e është adresa e tyre.

“Karakteristika të tjera përfshijnë ndihmësin e zërit Bixby, mbështetjen e DeX për lidhjen e tabletit në një ekran të madh dhe një bateri që Samsung deklaron se do të qëndroj për 14.5 orë.

Ekziston një kamerë me 13 megapikselë në pjesën e prapme, procesori okta-core brenda dhe 4 ose 6GB RAM.

Zgjedhja e kësaj sasie më të madhe të RAM do të dyfishojë hapësirën e brendshme nga 64GB në 128GB.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close