Polestar 2 shfaqë edhe një pjesë tjetër, në prag të prezantimit zyrtar (Foto)

Brenda tri javësh, do të shohim rivalitetin mes Polestar 2 dhe Tesla Model 3

Derisa është bërë e ditur se prezantimi zyrtar, do të bëhet disa ditë para Geneva Motor Show, nëpërmjet një transmetimi nga selia në Suedi, janë shpërndarë disa fotografi që e tregojnë disa pjesë të këtij EV, transmeton Telegrafi.

Kohë më parë, i pamë linjat e buta të këtij modeli, që pritet të jetë rival i fuqishëm i Tesla Model 3.

Tashmë është shfaqur një pjesë tjetër, pikërisht pjesa e pasme me një dritë kryesore dhe një tjetër të hollë, që e përshkon tërë hapësirë.

Me 400 kuaj fuqi, Polestar 2 pritet të ketë autonomi prej 480 kilometrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button