Rohani: Irani është i gatshëm të punojë me shtetet e Gjirit

Presidenti iranian, Hassan Rohani thotë se Teherani dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me të gjitha shtetet në Lindjen e Mesme.

“Irani është i gatshëm të punojë me shtetet e rajonit, për të ruajtur sigurinë në Lindjen e Mesme”, tha Rohani.

Rohani akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po kërkojnë “të krijojnë ndarje në mesin e iranianëve”, dhe u shpreh se Irani “nuk do të gjunjëzohet nga presioni i Amerikës dhe Izraelit”, transmeton REL.

Dy shtetet rivale, Irani dhe Arabia Saudite mbështesin palë të kundërta në luftërat në Siri dhe Jemen.

Arabia Saudite ka mirëpritur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore dhe rivendosjes së sanksioneve ndaj Teheranit.

Irani ka sugjeruar se do të ndërmarrë veprime ushtarake në Gjirin Persik që të bllokojë eksportin e naftës së shteteve tjera, si veprim hakmarrës ndaj sanksioneve amerikane.

Rohani vazhdimisht ka kërcënuar se do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, një korridor ku kalojnë pothuajse një e treta e naftës që tregtohen përmes detit.

SHBA-ja, megjithatë, i kanë hedhur poshtë këto kërcënime, duke thënë se Teherani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit, pasi ajo gjendet në ujëra ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button