Thaçi: Shpallja e pavarësisë institucionalizoi përpjekjet tona për liri

Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, e ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës 11 vjet më parë “ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka falënderuar të gjithë miqtë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi po ashtu ka nderuar veprën e Adem Jasharit dhe familjes së tij.

“11 vjet pavarësi! Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit tim të orëve të para të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime. Nderime gjithë dëshmorëve të kombit!”, shkruajti Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button