Protesta në Shqipëri, amabasada amerikane: Dhuna është e papranueshme

Teksa po zhvillohet ende protesta e opozitës në Tiranë, ka reaguar përmes një deklarate edhe ambasada amerikane në Tiranë. Selia diplomatike e SHBA i bën thirrje të gjitha palëve të dënojnë dhunën. Më poshtë deklarata e plotë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë.

Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme, transmeton lapsi.al.

Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë.

Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button