fbpx

Maqedoni, Policia e ka shkatërruar një grup kriminal për trafikimin e migrantëve

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka shkatërruar një grup kriminal i cili ishte i involvuar në trafikimin e migrantëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme, thuhet se më 15 shkurt të këtij viti, MPB ka kryer një operacion të koordinuar policor që ka për qëllim pastrimin e veprave penale që kanë të bëjnë me organizimin e një grupi për kryerjen e veprave penale të kontrabandimit të migrantëve, të cilët përmes kufirit greko-maqedonas hyjnë ilegalisht në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës anëtarët e grupit kriminal pranohen dhe transportohen në rajonin e Kumanovës dhe Likovës.

Sipas këtij njoftimi, hetimi ndaj grupit të organizuar kriminal prej 20 anëtarësh me një strukturë të përcaktuar dhe një strukturë të rreptë hierarkike u krye në maj 2018, si dhe ndaj një oficeri të policisë që ndihmoi aktivitetin kriminal të grupit.

Thuhet se janë ngritur aktakuza penale kundër gjithsej 21 personave për vepra penale të dyshuara si “Organizimi i një grupi dhe inkurajimi i kryerjes së akteve të trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të fëmijëve”, “kontrabandimit të migrantëve” dhe për “ndihmë” lidhur me veprën e njëjtë penale.

Numri më i madh i migrantëve të paligjshëm të kontrabanduar nga grupi ishin nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Bangladeshi dhe vende të tjera nga Lindja e Mesme dhe Lindja e Largët, të cilët më parë kanë qëndruar në territorin e Greqisë.

Në njoftim theksohet se grupi i organizuar kriminal, gjatë realizimit të kontrabandimit të migrantëve të paligjshëm, ka përdorur disa persona të tjerë si asistentë dhe bashkëpunëtorë të grupit kriminal, përfshirë edhe një oficer policie.

Bëhet e ditur se janë kryer bastisje në 20 ndërtesa në Shkup, Shtip, Radovish dhe Strumicë, pas së cilës gjithsej 16 persona u privuan nga liria, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit me burg për kryerje të veprës penale.

Gjatë bastisjeve u gjetën dhe u konfiskuan automjete të shumta, telefona celularë, marijuanë, armë dhe municione, valuta të huaja dhe denarë, dokumente udhëtimi në Greqi dhe dokumente të tjera.

Sipas këtij njoftimi, të pandehurit u nxorrën para gjykatësit për procedurë paragjyqësore, nga ana e të cilit u shqiptua masa e paraburgimit për 11 personat që ndiqen penalisht. Të tjerët kanë një masë paraprake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button