Mbyllet protesta e opozitës, protestues, policë dhe gazetarë të plagosur

Është mbyllur në orën 15:57 protesta e opozitës përballë kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falenderoi pjesëmarrësit në protestë dhe i la takim ditën e enjte për një protestë tjetër, ditën e enjte, kësaj radhe përpara Parlamentit.

“Ndaj, dua sot në emër të opozitës t’u shpreh mirënjohjen më të thellë qindra mijëra shqiptarëve që i dhanë zë revoltës dhe kryengritjes qytetare. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje qytetare do të vazhdojë deri në përmbysjen totale të këtij sistemi të kalbur dhe t’ju ftoj të enjten në orën 10:00 në protestën tjetër më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë. Ne do të vazhdojmë të jemi të vendosur kundër qeverisë hajdute. Ditën e enjte, populli do t’i japë një përgjigje tjetër narkoshtetit duke marrë fatin në duart e tij. Ndaj ju ftoj të gjithëve, duke u falenderuar nga zemra për këtë qëndresë të jashtëzakonshme të jemi edhe më shumë edhe më të vendosur edhe më të bashkuar të enjten e javës së ardhshme.”, theksoi Basha.

Gjatë kësaj proteste që zgjati mbi 5 orë ka pasur disa policë dhe protestues të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button