Kusari me konferencë distancohet nga Ilir Deda, kërkon të hetohet Haradinaj

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusuari, ka vendosur t’i dalë kundër kolegut partiak, Ilir Deda. Dersia ky i fundit me votën e tij ‘pro’, kishte qenë vendimtar në dy seancat ku u votua projektligji për Buxhetin e vitit 2019 dhe për ekipin e unitetit për dialogun me Serbinë.

Kjo votë pro e Dedës është bërë hapur në mbështetje të qeverisë së Ramush Haradinajt, dhe është kritikuar nga Kusari-Lila.

“Iliri ka vendos për votën e tij. Në këtë rast nuk ka qenë mbështetje e subjektit politik. Mendimi i tij ka qenë se duhet mbështetet buxheti dhe Ekipi negociator”, kishte deklaruar ajo, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë në të njëjtën linjë nuk qëndron bashkëthemeluesja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, e cila në një konferencë të mbajtur sot ka ngritur tri shqetësime për Qeverian e Ramush Haradinajt.

Ajo ka kërkuar që Agjencia Kundër Korrupsionit të fillojë hetimet për vendimin e Qeverisë së Kosovës për lirim nga akciza prej 30 për qind të prodhesit të vetëm të duhanit që është në Kosovë, e që është pronë e bashkëpartiakut të Haradinajt, Gazmend Abrashit.

Kusari përveç tjerash ka kërkuar edhe ndalimin e shitjes dhe privatizimit të Llamkosit.

Sipas saj të gjitha këto po tentohen të mbulohen me taksën prej 100 për qind, që sipas saj është një vendim që i shërben vetëm Ramush Haradinajt.

Kryetarja e Alternativës ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, e derisa të përfundojnë zgjedhjet thotë se Kosova mund të udhëhiqet nga Qeveria Teknike.

Reagimi i plotë:

Në konferencën e sotme për media, bashkë me dy anëtarët e Kryesisë qendrore, Veton Qipa dhe Alfred Halili, prezantuam qëndrimet e Alternativës dhe kundërshtitë për ligjin e pagave, privatizimin e dëmshëm që po i bëhet aseteve strategjike të Kosovës si dhe konfliktin e interesit i cili po e përcjellë secilin vendim të Qeverisë Haradinaj, e në rastin e fundit, lirimin e akcizës për prodhuesin e vetëm të duhanit, që rastis të jetë në pronësi të këshilltarit të Haradinajt.

Alternativa kërkon nga Agjencioni kundër Korrupsionit të fillojë hetimet për konflikt interesi në vendimin e datës 9 Tetor, 2018 të Qeverisë së Kosovës për lirimin për 30% të duhanit të prodhuar në Kosovë. Ky vendim është në kundërshti me standardet evropiane dhe kundërshti me rregullat e shëndetit publik.

Alternativa gjithashtu kërkon, ndalimin e shitjes me privatizim të thjeshtë të Llamkosit. Qeveria e Kosovës të vendos në listën e investimeve strategjike ndërmarrjen dhe në ndërkohë të ndërmerrë të gjitha hapat e nevojshëm për riprogramim të borxhit dhe kthim të pagave të papaguara punëtorëve të ndërmarrjes.

Tri rastet e prezentuara janë vetëm disa veprime të fundit, të pamatura dhe të dëmshme për ekonominë e Kosovës, të cilat mbulohen me mbajtjen në fuqi të taksës 100%.

Taksa tani është kthyer në shantazh në mes të partnerëve të koalicionit të cilët as nuk janë të disponimit të rrijnë bashkë dhe as të shkojnë në zgjedhje duke iu frikësuar rezultatit të mundshëm për ta.

Kryeministri Haradinaj dhe partia e tij, taksën 100% nuk e kanë mekanizëm ndaj Serbisë, e kanë mekanizëm të folklorit patriotik dhe slogan për zgjedhjet e radhës.

Alternativa thërret për caktim të një date të zgjedhjeve të përgjithshme në një periudhë të afërt, ndërsa në ndërkohë Kosova mund të udhëhiqet edhe me Qeveri teknike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button