Mbretëresha Elizabeth II uroi presidentin Thaçi për 11 Vjetorin e Pavarësisë

Shteti i Kosovës ka marrë shumë urime nga liderët botëror me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Madhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe popullin e Kosovës për 11 Vjetorin e Pavarësisë, transmeton Ora.info.

Ajo ka uruar lumturi dhe prosperitet për popullin e Kosovës, vitin e ardhshëm.

“Kam kënaqësinë e madhe të Ju përcjell, Shkëlqesisë Suaj, urimet e mia për festimin e Ditës suaj Kombëtare, së bashku me dëshirat e mia më të mira për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Kosovës në vitin e ardhshëm. Elizabeth R”, thuhet në urimin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button