Akoma nuk ka sisteme solare në stacionet hekurudhore

PREMTIM: Do të ndërtojmë sisteme solare në stacionet hekurudhore, me çka do të arrijmë modernizim  dhe kursim të lartë të energjisë. Faza e parë – Shkup, Tabanovce, Kumanovë, Veles, Prilep, Manastir, Negotinë, D. Kapi dhe Gjervgjeli. 

[Burimi: Programi i LSDM-së në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 “Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 248, data: dhjetor 2016]

ARSYETIM:

Qeveria akoma nuk ka vendosur sisteme solare në stacionet hekurudhore, siç premtoi LSDM gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016. LSDM këtë premtim e dha në “Plani për jetë” faqe 248, me qëllimin që ta realizojë për 24 muaj të zgjedhjes së Qeverisë dhe me arsyetimin se do të kursej energji. Sistem solar së pari duhej të merrnin stacionet më të mëdha hekurudhore.

Se premtimi nuk është realizuar flet edhe e dhëna, se edhe pse janë rinovuar 10 stacione hekurudhore në vend, përsëri në të nuk janë vendosur sisteme solare.

Në maj të vitit të kaluar u promovuan 10 stacione hekurudhore të rinovuar ku merr pjesë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministri për Transport dhe Lidhje Goran Sugareski dhe shefi i delegacionit të BE në Maqedoni, ambasadori Samuel Zhbogar, u komunikua se kanë rinovuar zyra për bileta, salla pritje, objekte sanitare, rikonstruktim i çatisë, dhe fasadave në stacionin hekurudhor. Me projekt është paraparë edhe ndryshimi i instalimit të objekteve, sistemeve për sinjalizim dhe informim të udhëtarëve, si dhe sistem për përmirësimin e qasjes për personat me lëvizshmëri të kufizuar. Gjatë asaj u komunikua se sistemet e instaluara për ftohje dhe ngrohje, por nuk është thënë se janë vendosur sisteme solare. Stacionet hekurudhore janë rinovuar sipas planit për qeveri të VMRO-DPMNE-së i cili nuk ka sistemin solar të parashikuar.

Me këtë projekt tërësisht janë sanuar 10 stacione hekurudhore në Korridorin 10 dhe korridorin 10d (Manastir, Gjevgjeli, Demir Kapi, Gradski, Veles, Çashka, Prilep, Negotinë, Tabanovcki dhe Bogomilla). Faza e parë – Shkup, Tabanovce, Kumanovë, Veles, Prilep, Manastirë, Negotinë, D. Kapi dhe Gjevgjeli.

Me grantin nga BE me vlerë prej 2,1 milion euro janë rikonstruktuar 10 stacione hekurudhore, përderisa 2,5 milion euro shtesë janë caktuar për rikonstruktim të stacionit hekurudhor në Shkup, deklaroi zëvendëskryeministri Koço Angjushev. (Billd)

Euroambasadori Zhbogar sqaroi se në periudhën në vazhdim mund të priten mjetet shtesë të cilët do të investohen në hekurudhën në Maqedoni.

Në ndërkohë nuk ka informacione se është shkruar tender për ndërtimin e një sistemi të tillë, aq më pak, nuk ka njoftim për ndonjë plan për vendosjen e sistemit solar në stacionet hekurudhore. Vendosja e sistemeve solare në stacionin hekurudhor nuk përmendet as në planin për prokurime publike në hekurudha Maqedonase – Infrastruktura për vitin 2018 (plani i ri i vitit 2019 nuk është publikuar në ueb-faqen e shoqërisë), as në Buxhetin e Ministrisë për Transport dhe Lidhje për vitin 2019 pjesë e Buxhetit të RM për vitin 2019.

Sipas kësaj, premtimi i LSDM për 24 muaj nga zgjedhja e Qeverisë do të vendosen  sisteme solar në stacionin hekurudhor në Shkup, Tabanovce, Kumanovë, Veles, Prilep, Manastir, Negotinë, D. Kapi dhe Gjevgjeli nuk është realizuar. 

Burimi: VERTETMATES

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button