Maqedoni, vazhdon beteja kundër gjuhës së urrejtjes

Kundër fjalorit të profesoreshës universitareaktivisti për të drejtat e njeriut Albert Hani ka ngritur një peticion dhe bëhet e ditur se për më pak se 24 orë arritën të grumbulluan 5 mijë përkrahës të iniciativës për ndëshkimin e saj, njofton Portalb.mk.

“Pa marrë parasysh se tani më janë iniciuar procedura ligjore kundër gjuhës së urrejtjes lidhur me personin në fjalë, grupi iniciues i këtij lloj protesti vlerëson se:
– peticioni kundër gjuhës të urrejtjes të personit në fjalë i nxiti institucionet të marrin masa;
– peticioni nxiti edhe iniciativa tjera, me atë i motivoi dhe dha kontribut në vetëdijesimin e popullatës për të luftuar nëmtë ardhmen fenomene negative shoqërore. Si e tillë kjo iniciativë do shërbejë si shembull për reagim të shpejtë të popullatës por dhe nxitje të shpejtë për funksionim më të mirë të institucioneve përkatëse;
– peticioni shumë lehtë i tejkaloi barrierat etnike dhe gjeti shtrirje në mendimet e popullatës së gjerë pa marrë parasysh përkrahjen etnike ose fetare;
– peticioni i nxiti institucionet përkatëse, universitete të distancohen nga kjo lloj nxitje e urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare, por dhe i detyroi të kërkojnë falje, mbi të gjithave i detyroi profesorët të mendojnë më tepër se si ta përdorin pavarësinë e tyre për shprehje në publik;
– peticioni nxiti edhe personin në fjalë të nis ta ndërrojë retorikën etnocentriste, nacionaliste”, thuhet nga grupi inicues i peticionit.

Ata thonë se opinioni publik  nuk duhet të ndalen me përkrahjen e tyre dhe duhet sa me tepër ta shpërndajnë këtë peticion.

“Ne planifikojmë ta çojmë këtë iniciativë në gjithë institucionet e mundshme, mbi të gjithash planifikojmë të lëmë gjurmë në të histori, gjurmë që do shërbej si shembull për luftë të përbashkët kundër fenomeneve shoqërore që e shqetësojnë paqen dhe mirëqenien. Së fundi falënderojmë të gjithë që e nënshkruan dhe e përkrahën këtë peticion dhe ju lutemi të ndihmoni të shpërndahet edhe më tej dhe të marrë sa më tepër nënshkrime”, thonë nga grupi inicues i peticionit.

https://www.thepetitionsite.com/621/350/223/stop-the-hate-speech-of-universyty-profesor-ms.biljana-vankovska/?taf_id=61429821&cid=fb_na#  

LEXO: Aksidenti tragjik, është ngritur peticion kundër profesoreshës Vankovska

LEXO: MPB ka hapur procedurë kundër Vankovskës, rektori i “Kirilit dhe Metodit”: Distancohem nga qëndrimi saj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button