Trump mund të zgjasë afatin e fundit për arritje të paktit tregtar me Kinën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të premten se mund të zgjasë deri në 1 mars afatin e fundit për arritje të marrëveshjes tregtare me Kinën, teksa vazhdon të aplikojë tarifat tregtare ndaj këtij shteti, transmeton REL. 

Trump ka thënë se negociatat me Kinën “janë shumë të komplikuara”.

“Ka mundësi që do të zgjasë afatin e fundit”, ka thënë Trump në një konferencë për media para Shtëpisë së Bardhë.

“Mirëpo nëse vendosi ashtu, nëse e shoh që jemi afër një pakti që do të shkojë në drejtim të duhur, do të vazhdoja afatin dhe do të mbaja tarifat ashtu siç janë tani, pa i rritur më shumë”.

Tarifat amerikane në vlerë të 200 miliardë dollarëve në importet kineze, është planifikuar të rriten për 25 për qind nga 10 për qind sa janë tani, nëse një marrëveshje nuk arrihet deri më 1 mars.

Trump pati arsyetuar marrjen e këtij vendimi duke thënë se Kina ka aplikuar “praktika të padrejta tregtare” ndaj SHBA-së.

Përveç tjerash, presidenti amerikan pati thënë se këto masa synojnë të ruajnë ekonominë amerikane dhe vendet e punës në këtë shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button