Të shtunën, protesta kundër Gjukanoviçit në Mal të Zi

Një protestë masive do të mbahet të shtunën në Podgoricë, me kërkesën e largimit të presidentit malazez dhe kryeprokurorit për krimin e organizuar, transmeton Top Channel. 

Protesta është organizuar nga një grup intelektualësh, akademikësh, aktivistësh nga OJQ të ndryshme dhe gazetarësh, të cilët presin që nismës së tyre t’i bashkohen mijëra qytetarë.

Ky grup njerëzish e akuzon udhëheqësin e përjetshëm të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, për korrupsion sistematik dhe kufizim të lirisë së shtypit. Përveç dorëheqjes së tij kërkohet edhe ajo e prokurorit të lartë shtetëror, Ivica Stankoviç, dhe atij përgjegjës për krimin e organizuar, Milivoje Katniç.

Të dy këta zyrtarë, sipas BIRN-it akuzohen se kanë injoruar provat dhe nuk e kanë gjurmuar korrupsionin në rrethin e ngushtë të Gjukanoviçit.

“Po presim ende rezultatin e gjykimit për manipulime në zgjedhje, pastrim parash dhe skandalet e korrupsionit”, thuhet në deklaratën për shtyp të lëshuar nga organizatorët e tubimit.

Protesta me moton “Odupri se!” (Rezisto!), vjen në kohën kur vendi përballet me një krizë të thellë politike. Në mesin e muajit janar u bë publike një video, në të cilen shihej Dusko Knezeviç, president i Bankes “Atlas Group” teksa i dorëzonte një zarf një anëtari të partisë së Gjukanoviçit, DPS, i cili përmbante – nga sa rrëfeu më vonë vet Knezeviç, – 100 mijë dollarë për financimin e fushatës së kësaj force politike.

Knezeviç, i akuzuar për pastrim parash e që aktualisht mendohet të jetë në Londër, ka thënë për mediet vendase se kishte 25 vite që jepte fshehurazi parà për DPS-në. Vet kjo parti dhe Gjukanoviçi i mohojnë të tilla pretendime, e këmbëngulin se të gjitha donacionet janë shënuar në regjistrat financiare të DPS-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button