Tsipras emëroi ministrin e ri të Punëve të Jashtme

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras ia dorëzoi kompetencat e tij si ministër i Punëve të Jashtme zëvendësministrit Jorgos Katrougalos, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i qeverisë Dimitris Gianakopoulos njoftoi se janë bërë ndryshime në një postin e një ministri dhe atë të pesë zëvendësministrave para zgjedhjeve që do të mbahen në mars.

Sipas ndryshimeve të reja, kompetencat e ministrit të jashtëm, të cilat kryeministri Tsipras i mori përsipër pas dorëheqjes së Nikos Kotzias në tetor të vitit të kaluar, i janë dorëzuar zëvendësministrit të Jashtëm përgjegjës për Çështje Evropiane, Jorgos Katrougalos.

Ministri i ri dhe zëvendësministrat do të nisin detyrën pas betimit që do të bëjnë të hënën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button