Pompeo me Mogherinin pas akuzave të Pence për Iranin

Pomepo me Mogherinin pas akuzave të Pence për Iranin Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, u takua me kryediplomaten e BE në Bruksel, një ditë pasi zv presidenti amerikan, Mike Pence, akuzoi aleatët tradicionalë evropianë të amerikës se po përpiqen të cënojnë sanksionet amerikane ndaj Iranit, transmeton Top Channel. 

Takimi me Federika Mogherinin, shefen e politikës së jashtme të BE, ishte parashikuar që para komenteve të Pence në konferencën për paqen në lindjen e mesme në Varshavë, ku Mogherini nuk mori pjesë për shkak të siç tha ajo, një përplasjeje në axhendë. Mogherini tundi kokën dhe evitoi t`i përgjigjej një pyetjeje të gazetarëve për qëndrimin e saj ndaj fjalimit të Pence në Varshavë.

Gjuha si jozakonisht e ashpër e zv.presidentit amerikan për aleatë si Gjermania, Franca dhe Britania, reflekton strategjinë e Uashingtonit për të izoluar Iranin dhe ka gjasa të thellojë akoma më shumë çarjen ekzistuese në marrëdhëniet transatlantike.

Vitin e kaluar, Trump tërhoqi Shba nga marrëveshja e 2015 me Iranin, sipas të cilës Teherani do të hiqte dorë nga programi i tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkohë që BE kërkon ta shpëtojë akordin në emër të sigurisë evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button