SHBA mund të zvogëlojë numrin e trupave në Afganistan

Ushtria amerikane është duke pritur që të zvogëlojë numrin e trupave në Afganistan në më shumë se 1,000, i ka thënë një gjeneral amerikan, agjencisë së lajmeve, Reuters më 15 shkurt, përcell REL. 

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë Kongresit këtë muaj se është duke synuar që të zvogëlojë prezencën ushtrake nga Afganistani, teksa negociatorët janë duke arritur përparim në bisedimet për paqe me kryengritësit talibanë.

Megjithatë, gjenerali amerikan i Komandës Qendrore, Joseph Votel, ka thënë se vendimi për tërheqje të rreth 14,000 trupave amerikane në Afganistan, nuk ka qenë i lidhur me këto negociata.

Ai ka sqaruar se ky vendim ka qenë pjesë e përpjekjeve të komandantit të ri, gjeneralit amerikan, Scott Miller, që ka marrë detyrën në muajin shtator, që të angazhojë në mandate tjera këto forca.

I pyetur nëse Miller do të zvogëlojë numrin e trupave edhe për 1,000 persona tjerë nga Afganistani, Votel ka thënë se ai “mund ta bëjë një gjë të tillë”.

Ndërkohë bisedimet mes SHBA-së dhe talibanëve synojnë t’i japin fund luftës 17-vjeçare në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara kanë tentuar të që të dërgojnë talibanët në tavolinën e negociatave me zyrtarët në Kabul.

Qeveria e Kabulit nuk ka qenë e përfshirë në bisedimet me talibanët për shkak se këta të fundit i konsiderojnë zyrtarët qeveritarë afganë si kukulla të perëndimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button