Qendra e Belferit: NATO përballet me një krizë

Qendra e Belferit e Universitetit të Harvardit ka paralajmëruar se NATO është në një krizë dhe se kjo Aleancë është e papërgatitur për sfida të reja nga Kina dhe Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një raport i qendrës, i shkruar nga dy ish-ambasadorë të SHBA-ve, Douglas Lute dhe Nicholas Burns, u njoftua në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

“NATO përballet me një krizë, me sfida të mëdha brenda dhe jashtë saj”, theksuan dy ish-ambasadorët amerikanë, duke përmendur ambivalencën rreth NATO-s të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, shpenzimet e ulëta të mbrojtjes evropiane dhe procedurat e ngadalshme të marrjes së vendimeve nga NATO si sfida kryesore brenda Aleancës.

Raporti identifikoi forcën ushtarake të Rusisë, si dhe fuqinë ekonomike dhe teknologjike të Kinës si dy sfida kryesore me të cilat NATO përballet përtej kufijve të saj.

“Rusia, fqiu më i madh dhe më i aftë ushtarakisht i NATO-s, mbetet sfida kryesore e NATO-s”, pretendon raporti, duke akuzuar Moskën për shpërfilljen e angazhimeve ndërkombëtare, kryerjen e ushtrimeve provokative dhe sulmeve kibernetike kundër anëtarëve të NATO-s.

Raporti po ashtu argumentoi një qasje me dy drejtime ndaj Rusisë, e përbërë nga pengesa dhe dialogu si dhe u kërkoi aleatëve të NATO-s të ndërmarrin hapa urgjente për të adresuar dobësitë, veçanërisht në fushën e luftës hibride.

Raporti theksoi se Kina nuk ishte një kërcënim i drejtpërdrejt ushtarak ndaj shumicës së aleatëve të NATO-s, por se ajo shfaqej si “një konkurrent global” politikisht, ekonomikisht dhe se synon dominim në teknologjitë ushtarake dixhitale.

“Aleatët evropianë duhet të përqendrohen më shumë në sfidën e fuqisë kineze ekonomike, teknologjike dhe në atë të spiunazhit industrial. Aleatët e NATO-s duhet të forcojnë kufizimet për investimet kineze në sektorët kryesorë të teknologjisë në të dy anët e Atlantikut”, theksojnë autorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button