fbpx

Presidenti i Egjiptit mund të qëndrojë në pushtet deri më 2034

Parlamenti i Egjiptit ka miratuar me shumicë votash një draft të ndryshimeve kushtetuese që mund t’i zgjasin presidentit Abdul Fattah al-Sisi qëndrimin në zyrë edhe për 12 vjetët e ardhshme, transmeton REL.

Sisi pritet të largohet nga zyra më 2022 kur të përfundojë mandati i dytë katërvjeçar.

Mirëpo 485 nga 596 ligjvënësit e këtij vendi kanë votuar të enjten për të zgjatur mandatin presidencial në gjashtë vjet, duke i mundësuar al-Sisit të qëndrojë në pushtet edhe për dy vjet tjera.

Megjithatë, shumë grupe egjiptiane për të drejtat e njeriut kanë folur kundër këtij vendimi.

Ndryshimet tjera, të cilat janë propozuar fillimisht gjatë këtij muaji, tani do të hartohen si legjislacion dhe do të procesohen për një tjetër votë parlamentare.

Nëse legjislacioni miratohet sërish, Egjipti mund të mbajë referendum të ri.

Bazuar në legjislacionin e ri, ai do të ketë fuqi të reja për të emëruar gjyqtarë dhe prokurorë publikë.

Sisi, një ish shef-ushtarak, ka përmbysur udhëheqësinë e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Mohammed Morsi më 2013.

Që nga ajo kohë ai është thënë të ketë mbikëqyrur ato që grupet për të drejtat e njeriut i cilësojnë si shtypje të kundërshtarëve dhe ndalime të mijëra personave.

Presidenti aktual po ashtu ka udhëhequr një fushatë ushtarake kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik në Gadishullin Sinai.

Ai është rizgjedhur president të prill të vitit të kaluar me 97 për qind të votave, meqë është thënë se nuk ka pasur konkurencë të madhe, pasi shumica e garuesve potencialë janë arrestuar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close