Trump e konfirmoni shpalljen e emergjencës kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare, duke shfrytëzuar kështu fuqitë e tij ekzekutive për të ndërtuar murin me Meksikën.

Megjithatë ai ka thënë se do të nëshkruajë projekligjin për shmangie të mbylljes së Qeverisë amerikane, e cila ishte mbyllur një muaj më parë pas shpërfaqjes së pakënaqësive nga demokratë dhe një pjesë e republikanëve për ndërtimin e murit SHBA-Meksikë, transmeton REL.

Vendimi për emergjencë kombëtare, nëse nuk bllokohet nga gjykatat dhe Kongresi, do t’i lejojë Trumpit që të marrë fonde për ndërtim të murit, të cilat ligjvënësit i kanë miratuar për qëllime tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button