Kontrolluesit e NTP-së e kanë rrahur një udhëtar në linjën 19 pasi që nuk ka pasur biletë

Në Stacionin “Bit  Pazar”, dje në orën 19:30 I.S. (38) nga Shkupi ka paraqitur se në të njëjtën ditë rreth orës 18:30 në rrugën “Hristijan Todorovski – Karposh”, në autobusin e Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) të linjës me numër 19, dy kontrollues të NTP-së e kanë sulmuar fizikisht pasi që u ka thënë nuk ka biletë, informoj nga Policia, transmeton Portalb.mk.

Deri te rrahja, ashtu siç informojnë nga MPB, ka ardhur pasi që paraprakisht ka pasur mosmarrëveshje dhe përleshje verbale rreth mospagesës së biletës.

Policia thotë se po punojnë në pastrimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button