Greqi, në tre muajt e kaluar 56 të vdekur nga gripi

Gjatë tre muajve të kaluar në Greqi 56 persona kanë vdekur nga gripi i shkaktuar nga virusi H1N1, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra greke për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve bëri të ditur se numri i rasteve me grip është rritur ndjeshëm në ditët e fundit.

Nga atje theksuan se vetëm në një javë, 18 persona kanë vdekur në kujdesin intensiv.

Po ashtu, qytetarëve iu kërkua të vaksinohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button