fbpx

Aksidenti tragjik, aksion gueril në “Kiril dhe Metodi” kundër gjuhës së urrejtjes së Vankovskës

Sot në mëngjes, nëpërmjet aksionit gueril, në oborrin e Universitet “Shën Kirili dhe Metodi”, në mënyrë simbolike dhe direkte Forumi Rinor Shqiptar (FRSH) ka dërguar porosi për shkarkimin e profesoreshës universitare, Biljana Vankovska, e cila aksidentin tragjik të autobusit ku humbën jetën 14 persona, e ndërlidhi me rastin e konfliktit të vitit 2001, kur në grykën e quajtur Karpallak forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i vranë 10 ushtarë të Armatës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Statusi i Biljana Vankovskës
Statusi i Biljana Vankovskës

Në disa fotografi të profesorësh, është shkruar fjala “dorëheqje”, pasi që në ditën e aksidentit, Vankovska shkruajti një status në Fejsbuk me urrejtje etnike: “çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallëk”.

“Nxitja e urrejtës dhe përdorimi i gjuhës me përmbajtje jo humane dhe aspak etike nga një profesoreshë universitare e cila është e thirrur për ngritjen e vetëdijes arsimore –akademike, është skandaloze dhe e papranueshme. Të tilla personalitete janë të panevojshëm dhe nuk kanë vend në asnjë shoqëri me vlera civilizuese, aq më shumë në opusin elitar. Forumi Rinor Shqiptar dënon aktin dhe gjuhën që reflekton vetëm urrejtje dhe provokim ndëretnik, andaj kërkojmë urgjentisht që institucionet shtetërore përkatëse për shtjellimin dhe zgjidhjen e këtij problemi, Qeveria, Prokuroria, Rektorati i UKM të marrin masa ndëshkuese dhe shkarkuese në lidhje me rastin e profesoreshës Biljana”, thonë nga FRSH.

Ata shprehin gatishmërinë për mbështetjen maksimale, stimuluese dhe organizative të çfarëdo mekanizmi për t’i shkuar deri në fund këtij rasti, deri në marrjen e dënimit të merituar të profesoreshës Vankovska dhe jo vetë.

Në lidhje me këtë rast, Vankovska, është e përfshirë në njërën nga 5 procedurat e hapura nga Ministrisë së Punëve të Brendshme për gjuhë të urrejtjes të shpërndarë në lidhje me aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë.

Pas një sërë reagimesh, sot ka reaguar edhe rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski, i cili tha se distancohet nga qëndrimi i profesoreshës dhe thotë se i dënon ashpër të gjitha deklaratat të cilat aludojnë në padurim dhe jo-tolerancë dhe krijojnë ndjenjë të urrejtjes.

“Duke mos u futur në kualifikimet juridike të deklaratës së profesoreshës Biljana Vankovska, për arsye morale ndjej obligim që të distancohem nga deklarata e saj. Si njeri ashpër i dënoj të gjitha të gjitha deklaratat që aludojnë në padurueshmëri dhe jo-tolerancë dhe krijojnë ndjenjë të urrejtjes. Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” gjithmonë e ka përkrahur lirinë dhe të drejtën që çdo profesor dhe student të shprehen lirë. Janë të vlefshme qëndrimet e kundërta, debatet dhe kritikat, por të njëjtat duhet që të jenë në korniza të humanitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, shkruan rektori Jankullovski.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close