Për shkak punimeve, për një javë do të mbyllet përkohësisht vendkalimi kufitar Bllacë – Hani i Elezit

Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një kumtese dërguar në media njofton se për shkak të punimeve ndërtimore, rruga magjistrale dhe vendkalimi kufitar Bllacë e Poshtme –Hani i Elezit do të punojë me orare të caktuara, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të punimeve ndërtimore, komunikacioni në rrugën magjistrale nga vendkalimi kufitar Bllacë e Poshtme –Hani i Elezit drejt Prishtinë do të ndërprehet, duke filluar nga sot 15.02.2019 (e premte) deri më 22.02 (e premte) në periudhën prej orës 08:00 deri më 11:00 dhe 13:00 -15:00”, thuhet në njoftim për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button