Derisa të ndërrohen tërësisht, në pasaporta do të vendoset vulë e Maqedonisë së Veriut

Vulë me emrin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar të vendoset nëpër pasaportat gjatë hyrjes ose daljes nga shteti në pikat kufitare, në pajtueshmëri me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës, njofton Portalb.mk.

Kjo masë është pjesë e planit të grupit ndër-resorial për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës ka filluar që të aplikohet nga dje. MPB, në pajtueshmëri me vendimin e grupit ndër-resorial, është obliguar që t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe aktivitetet për zbatimin e vendimit në periudhën kalimtare deri në krijimin e kushteve teknike për dhënien e dokumenteve të reja udhëtuese.

Dhënia e pasaportave do të duhet që të fillojë që nga viti 2019-të, ndërkaq në periudhën kalimtare gjatë daljes ose hyrjes nga pikat kufitare në dokumentet ekzistuese do t’u vendoset vulë me emrin e ri të shtetit.

Përndryshe, paraprakisht Parlamenti i Republikës së Greqisë e ka miratuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, ndërkaq dje Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, për të njoftuar për ndryshimin e emrit, ka dorëzuar tre nota verbale: Notë verbale te Misioni i Përhershëm për Protokollin e Kombeve të Bashkuara (OKB), Notë verbale te Misioni i Përhershëm i Shteteve Anëtare dhe Shteteve Vëzhguese të Kombeve të Bashkuara dhe Notë Verbale te ministritë e Punëve të Jashtme. Këto nota verbale u janë dërguar të gjitha organizatave ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale, duke i informuar ata për ndryshimet.

Sipas grupit ndër-resorial e obliguar për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, afatet për ndryshim të plotë lëvizin prej 3 ditë dhe deri në 5 vjet nga hapja e kapitullit relevant të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button