Gjuha maqedonase zyrtarisht është pranuar nga institucionet

Në shpalljen e Gazetës Zyrtare, Ministria për Mbrojtje Civile e Greqisë, kërkojnë persona të cilët e njohin gjuhën maqedonase për punësim në Agjencinë nacionale për Kundërzbulim, që njëkohësisht është njëra ndër përdorimet e para zyrtare të këtij termi, pas hyrjes të fuqi të Marrëveshjes së Prespës, njofton Portalb.mk.

Në shpallje, në pjesën ku janë theksuar gjuhët që duhet t’i njohë kandidati, te gjuha maqedonasi në thonjëza qëndron (sllave).

Agjencia Nacionale për Kundërzbulim të Greqisë, ka hapur shpallje për plotësimin e 302 vendeve të punës, ndërkaq në sektorin për përkthim, interpretim dhe dëgjim, do të punësojë 56 persona të cilët i njohin gjuhët: anglishten, frëngjishten, gjermanishten, spanjishten, italishten, arabishten, bullgarishten, rusishten, turqishten, por edhe maqedonishten (sllave).

Përndryshe, paraprakisht Parlamenti i Republikës së Greqisë e ka miratuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, ndërkaq dje Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, për të njoftuar për ndryshimin e emrit, ka dorëzuar tre nota verbale: Notë verbale te Misioni i Përhershëm për Protokollin e Kombeve të Bashkuara (OKB), Notë verbale te Misioni i Përhershëm i Shteteve Anëtare dhe Shteteve Vëzhguese të Kombeve të Bashkuara dhe Notë Verbale te ministritë e Punëve të Jashtme. Këto nota verbale u janë dërguar të gjitha organizatave ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale, duke i informuar ata për ndryshimet.

Sipas grupit ndër-resorial e obliguar për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, afatet për ndryshim të plotë lëvizin prej 3 ditë dhe deri në 5 vjet nga hapja e kapitullit relevant të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button