fbpx

Saktësia e informacionit patjetër duhet të verifikohet

Burimi: KriThink

Lajmi kryesor në artikullin që e recensojmë është se“djali i deputetit Goran Misovski, Kristijan Misovski, është punësuar nga Agjencinë për mbikëqyrjes të sigurimeve. Ai është zgjedhur nga 17 kandidatë që kanë konkurruar dhe do të marrka rrogë 33.000 denarë”. Kjo, mund të jetë me vërtetë kështu, por teksti nuk ofron dëshmi për pretendimin e këtillë.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal: Çfarë dite! Pas vajzës së Aleksandrovës, edhe djali i Misovskit do të punojë për rrogë prej 33.000 denarësh! Ja në cilin institucion

Data dhe koha e publikimit: 6.2.2019

Data e recensionit: 11.2.2019

Recenzues: Ana Anastasovska

Djali i Goran Misoskit, Kristijan Misoski, nga 17 kandidatë, punësohet në konkursin e Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve. Kjo agjenci është njëri nga institucionet shtetërore me rroga më të mira. Rroga e tij do të jetë 33.000 denarë, si bashkëpunëtor profesional për mbikëqyrje.

Më poshtë në tekst ky informacion nuk është mbështeture me asnjë deklaratë ose dëshmi.

Së pari, nuk ka deklaratë nga djali i deputetit ose nga deputeti Misovski, për të konfirmuar se a është i saktë lajmi se Kristijani është i punësuar nga Agjencia për mbikëqyrje të sigurimeve. Nga artikulli nuk mund të shihet se është bërë përpjekje për t’i pyetur që të verifikohet lajmi.

Pastaj, nuk ka konfirmim se në konkurs janë paraqitur 17 kandidatë. Nuk është kërkuar deklaratë as nga Agjencia që të verifikohet informacioni edhe nga pala e dytë, e nuk ka konfirmim as në lidhje me lartësinë e rrogës së Kristijanit.

Ajo që, po ashtu është e paqartë në këtë tekst është se kush është Aleksandrova që përmendet në titull: Çfarë dite! Pas vajzës së Aleksandrovës, djali i Misovskit do të punojë për rrogë prej 33.000 denarësh! Ja në cilin institucion”

Kur lexuesit i ofrohet një informacion bombastik, duhet të prezantohen edhe argumente për pretendimet e bëra. Kjo mënyrë e plasimit të pohimeve, pa asnjë dëshmi, nuk është informim për shkak se lexuesi nuk mund të vlerësojë nëse lajmi është i vërtetë ose jo.

Sipas rregullave dhe rregulloreve gazetareske, çdo informacion duhet të verifikohet nga sa më shumë palë që është e mundur që të jetë i besueshëm.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button